Fakt One Cloud • B2B
Politika e Privatësisë
Kjo politikë shpjegon si Fakt One (“ne”) përpunon të dhënat kur biznesi juaj (“Klienti”) përdor shërbimin tonë cloud për dorëzim dokumentesh, komunikim dhe përgatitje raportesh. Ne veprojmë kryesisht si Përpunues i të Dhënave (processor) dhe Klienti është Kontrolluesi i të Dhënave (controller). Përpunimi bëhet vetëm sipas kontratës dhe udhëzimeve të Klientit.
Çfarë të dhënash përpunojmë
- Të dhëna llogarie (emër biznesi, NIPT/ID, kontaktet e përdoruesve).
- Loge teknike (IP, pajisje, data/ora hyrjeve, evente gabimesh) për siguri dhe performancë.
- Përmbajtje që ngarkon Klienti (p.sh. fatura, ekstrakte, kontrata, dokumente kontabiliteti). Përmbajtja mbetet pronë e Klientit.
Qëllimet e përpunimit
- Ofrimi i shërbimit cloud: ruajtje skedarësh, menaxhim versionesh, komente/komunikim.
- Shpejtimi i fluksit të punës dhe informimit për projektet e Klientit.
- Përgatitja/kompilimi i raporteve kontabiliteti dhe dokumentacionit mbështetës, vetëm sipas udhëzimit të Klientit.
- Siguria, auditimi teknik, parandalimi i abuzimeve dhe detyrimet ligjore.
Baza ligjore
Kontratë me Klientin; interes legjitim për siguri/operim; detyrim ligjor kur aplikohet. Për çdo cookie jo-thelbësore përdorim pëlqimin.
Ndarja & nën-përpunuesit
Nuk shesim apo licencojmë të dhënat. Mund të përdorim nën-përpunues (p.sh. hostim, email transaksional), të cilët përzgjedhen me kujdes dhe janë të detyruar me kontrata për konfidencialitet dhe siguri. Lista jepet me kontratë ose me kërkesë te info@ata-bk.com.
Ruajtja & fshirja
Të dhënat ruhen për aq kohë sa zgjat kontrata dhe sipas afateve ligjore të kontabilitetit. Pas mbylljes, i kthejmë ose i fshijmë sipas udhëzimit të Klientit. Kopjet rezervë fshihen periodikisht.
Siguria
- HTTPS/TLS, enkriptim “at-rest” aty ku është e mundur, kontrolle roli/lejesh.
- Backups, monitorim, regjistrim hyrjesh, izolim mjedisesh.
- Qasje vetëm nga personel i autorizuar sipas parimit të “minimumit të nevojshëm”.
Të drejtat e subjekteve
Për akses, korrigjim, fshirje, kufizim, portabilitet ose kundërshtim (GDPR), kontaktoni fillimisht Kontolluesin (Klientin). Si Përpunues, ne ndihmojmë Klientin të përgjigjet ndaj kërkesave.
Përmbajtja e ngarkuar nga Klienti
Përmbajtja që ngarkohet është përgjegjësi e plotë e Klientit: ligjshmëria, saktësia dhe e drejta e përdorimit. Ne e përpunojmë për qëllimet e mësipërme dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtje të paligjshme ose të pasaktë.
Juridiksioni & kontakti
Juridiksioni: Republika e Kosovës. Kontakt: info@ata-bk.com. Kjo është përmbledhje informative; versioni kontraktual prevalon.
Përditësuar: 02/09/2025 • © Fakt One